Detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikolli, familjarët kishin kallëzuar ish-bashkëshortin për dhunë

Data

Gazetarja Aida Topalli ka zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikolli, e cila humbi jetën pasi dyshohet se u shty drejt këtij akti pas një periudhe të gjatë dhune psikologjike dhe fizike.

Sipas saj, e reja ishte përballur me dhunë jo vetëm nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, por edhe nga disa anëtarë të familjes së tij. Çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por martesa zgjati vetëm tre muaj dhe përfundoi me divorc.

Familjarët e 25-vjeçares kishin dijeni për dhunën dhe kishin bërë kallëzim ndaj ish-bashkëshortit, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Topalli tha se pas martesës, e reja u kishte treguar prindërve për konfliktet dhe dhunën që kishte përjetuar në familjen e bashkëshortit. Sipas dëshmive, ajo kishte kërkuar që çifti të jetonte veçmas, ndërsa në disa raste dyshohet se është dhunuar edhe nga vjehrra.

Pas divorcit, 25-vjeçarja kishte nisur punë në Lezhë si notere, por sipas dëshmive, ish-bashkëshorti e kishte përndjekur, çka e shtyu të zhvendosej në Tiranë për të nisur një jetë të re.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike pasi e reja po përgatitej për një fillim të ri në karrierë dhe pritej të festonte ditëlindjen në ditët në vijim.

Sipas raportimeve, pasi kishte konsumuar substancën helmuese, ajo kishte telefonuar motrën e saj në Angli, e cila kishte njoftuar menjëherë pronarin e banesës dhe shoqen e saj të dhomës. 25-vjeçarja u dërgua me shenja jete në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Para mjekëve dhe policisë, ajo kishte deklaruar se shenjat e dhunës në trup i ishin shkaktuar nga ish-bashkëshorti dhe se vuajtjet nga dhuna kishin ndikuar në vendimin e saj fatal.

Sipas gazetares, në një letër që kishte lënë për familjarët, e reja kërkonte falje për vendimin e saj dhe shprehte dhimbjen për vuajtjet që kishte përjetuar, duke theksuar se nuk mund të përballonte më dhunën që kishte përjetuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related