Gjykata e Tiranës ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqarajn për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja. Vendimi u shpall pas përfundimit të pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, duke e shpallur Beqarajn fajtor për përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë kriminale.
Gentjan Bejtja u ekzekutua më 15 mars 2024 në ambientet e banesës së tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte përfshirë prej vitesh në hetime dhe dyshime për ngjarje të rënda kriminale. Më 9 janar 2022, Bejtja i kishte shpëtuar një atentati me armë zjarri pranë Niklës në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur miku i tij Klodian Stafuka, ndërsa vetë Bejtja arriti të shpëtojë.
Sipas dosjes hetimore, Bejtja konsiderohej si person me lidhje të hershme dhe të vazhdueshme me grupe të fuqishme kriminale të zonës, përfshirë edhe rrethin e biznesmenit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej gushtit të vitit 2022. Ai kishte qenë objekt atentatesh të shumta, ndërkohë që dyshohej edhe për përfshirje direkte në vrasje të tjera.
Në ditën e ekzekutimit, Bejtja ndodhej në banesën e tij, ku ishte kthyer në fshehtësi dhe po ujiste perimet në oborr, kur u qëllua për vdekje nga Flodian Plaku, i njohur si “Pole Qorri”.
Sipas hetimeve, Ilir Beqaraj ka pasur rol kyç në vrasje, duke ndihmuar autorin kryesor në realizimin e atentatit. Ai u arrestua në mars të vitit 2024, së bashku me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Në atë kohë, Beqaraj jetonte me qira në një vilë luksoze në zonën e Lundrës, ku gjatë kontrollit policor iu gjetën dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje.
Hetimet zbuluan se autorët përdorën një automjet tip “Range Rover” për atentatin, ku dyshohet se drejtues ishte Ilir Beqaraj. Pas vrasjes, automjeti u dogj në fshatin Hasan dhe autorët u larguan me një tjetër mjet, tip “Golf 7”, i përdorur nga Beqaraj dhe Edison Haxhiu.
Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës i dha fund një prej çështjeve më të bujshme kriminale të viteve të fundit, duke dënuar rëndë një nga personat e përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Gentjan Bejtja.