“Flasim me sy mbyllur me njëri-tjetrin”, bashkëshortja e Mirit flet për raportin e tij me Selin: Nuk jam xheloze

Data

E ftuar në “Big Brother Radio”, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka folur hapur për rrugëtimin e partnerit të saj në “Big Brother VIP”, si edhe për marrëdhënien që ai ka krijuar me Selin brenda shtëpisë.

Rabea u shpreh se raporti mes Mirit dhe Selinës është keqkuptuar dhe se ajo nuk ndjen aspak xhelozi. Sipas saj, Selin e sheh Mirin si një figurë më të pjekur, nga e cila mund të marrë këshilla dhe mbështetje.

“Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë. Ne flasim me sy mbyllur me njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të ketë besim”, u shpreh ajo.

Rabea theksoi se ka besim të plotë tek bashkëshorti i saj dhe se e njeh shumë mirë karakterin e tij. Ajo shtoi se edhe nëse Selin do të kishte ndjenja të tjera, Miri do të dinte të vendoste kufijtë e duhur.

Ajo komentoi gjithashtu se Selin ka përfituar nga afrimiteti me Mirin në lojë dhe se, sipas saj, pa mbështetjen e tij, ajo nuk do të kishte arritur deri aty ku është sot. “Është një presion i madh për Mirin, sepse është i mbyllur aty prej shumë kohësh. E shoh pak të lodhur, por më habit durimi i tij”, tha Rabea.

Në fund, ajo nënvizoi se një marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet mbi xhelozinë, por mbi besimin, duke shtuar se mes Mirit dhe Selinës nuk ka pasur asnjë veprim që të kalojë kufijtë e respektit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related