Takim frymëzues me demokratët e Grupseksioneve Nr.16 dhe 17. Shqipëria po zgjohet!

Data

Fushata për ndryshim po vijon me vrull, dhe sot u ndalëm në Frutikulturë, ku u zhvillua një takim i jashtëzakonshëm me demokratët dhe mbështetësit e koalicionit PD + Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në një atmosferë entuziaste, treguan edhe një herë besimin e palëkundur tek vizioni ynë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë. Prania e madhe e demokratëve dhe energjia e këtij takimi janë dëshmi e qartë: ndryshimi është i pashmangshëm dhe po vjen me hapa të sigurt!

Duke marrë fjalën, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të koalicionit theksuan rëndësinë e këtij momenti vendimtar për Shqipërinë. Ky nuk është vetëm një proces zgjedhor, është një betejë për të ardhmen tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë.

Mesazhi ishte i qartë: Është koha për ndryshim! Është koha që shqiptarët të kenë një qeveri që punon për ta, që rikthen shpresën dhe që ndërton një Shqipëri ku të gjithë mund të jetojnë me dinjitet.

Demokratët e Kamëz/Paskuqan janë gati! Shqiptarët janë gati!

Bashkë për fitore! Bashkë për një Shqipëri Madhështore! ✌️

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related