Shehaj: Rama po kërcënon drejtësinë, presion i hapur ndaj GJK për çështjen Balluku

Data

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si sulm të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë dhe SPAK, në një moment kritik kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për çështjen e Belinda Ballukut.

Shehaj deklaroi se prokurorë dhe gjyqtarë po përballen me kërcënime serioze, madje edhe për jetën, ndërsa sipas tij, gjuha e përdorur nga kryeministri dhe përfaqësues të mazhorancës synon të frikësojë drejtësinë dhe të ndikojë vendimmarrjen e saj.

Ai e cilësoi shqetësuese vonesën e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, duke theksuar se kjo ndodh në një klimë presioni politik dhe sulmesh të vazhdueshme ndaj institucioneve të pavarura.

Sipas Shehajt, akuzat se SPAK vepron pa gjyq janë shpifje të qëllimshme për të minuar luftën kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur zyrtarë të lartë. Ai u bëri thirrje ambasadorëve perëndimorë dhe partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë dhe të vijojnë mbështetjen për drejtësinë në Shqipëri.

Në fund, Shehaj njoftoi se janë mbledhur 50 mijë firma në mbështetje të drejtësisë, të cilat do t’u dërgohen institucioneve ndërkombëtare, duke theksuar se mbrojtja e shtetit ligjor është një detyrë qytetare dhe vendimtare për të ardhmen e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related