Edhe pak kohë na duhet të presim, që presidenti amerikan Donald Trump të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit në SHBA.
Në një lidhje me Skype për një emision televiziv, gazetari Robert Papa foli për rikthimin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Papa deklaroi se Trump ngjason shumë me Nixon. Sipas tij, Trump kërkon që të punojë në presidencën e tij të dytë me besnikë.
“Sondazhet tregojnë se 55 përqind e qytetarëve e mbështesin Donald Trump në këtë mandat të dytë të presidencës. Trump ka sulmuar Panamanë, Greonlandën. Ka një ngjashmëri mes Nixon dhe Trump e madje Nixon ka thënë se Donald Trump mund të bëhej president e ashtu ndodhi. Trump kërkon besnikë, madje më tepër se besnikë. Kjo, sepse është zhgënjyer më herët. Kjo qasje mund të ketë edhe pasoja, pasi ai i shikon të tjerët me paranoja. Trump ka afruar figura edhe kandidatë demokratë, por kërkon të drejtojë me dorë të fortë. Nominimet e tij kanë shkaktuar debat, u tërhoq edhe prokurori i përgjithshëm i SHBA. Trump drejton me kaos, sepse është president dhe mund të shkarkojë çdo njeri. Trump kërkon që vartësit mos të kenë të drejtë që të bëjnë politika. I vetmi që është ndryshe prej vartësve është Marco Rubio, Sekretar i Shtetit, që mund të ketë një farë pavarësie. Në nominimet e Donald Trump ka të afërm dhe miliarderë. Në mandatin e parë ka pasur shumë kundërshtarë dhe nuk kalonte dot ligjet që donte ai. Trump kërkon dëbime masive dhe të gjitha do i bëjë me urdhra ekzekutivë, por sistemi është i tillë, që një gjykatës mund të të bllokojë. Trump ka thënë hapur se nuk do të flitet për transgjinorë, por për grua e burrë, kërkon të dënohen ashpër krimet federale”, tha Papa.
Më tej, Papa u shpreh se Trump kërkon të fuqizojë më shumë Amerikën. Ai tha se Donald Trump gjithashtu është kundër ndalimit të Tik Tok.
