Prokurorët i përgjigjen Ramës: Shoqata është e regjistruar ligjërisht, publikohet dokumenti zyrtar

Data

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se kjo shoqatë nuk është e regjistruar ligjërisht. Në kundërpërgjigje, prokurorët kanë publikuar dokumentin zyrtar të regjistrimit, që sipas tyre provon se shoqata është themeluar dhe funksionon në përputhje me ligjin që prej vitit 2025.

Reagimi i Shoqatës së Prokurorëve vjen pas mbështetjes publike që ajo i dha kërkesës së gjyqtarëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave, si dhe pas kritikave ndaj thirrjeve të kryeministrit për rrëzimin e kësaj kërkese.

Në deklaratën e saj, Shoqata e Prokurorëve shprehet se nuk mund të heshtë përballë, sipas tyre, sulmeve dhe përbaltjes publike nga ana e kreut të qeverisë, të cilat synojnë të ndikojnë opinionin publik dhe të ushtrojnë presion mbi një proces kushtetues në zhvillim.

Prokurorët theksojnë se çështjet kushtetuese duhet të trajtohen vetëm në sallën e gjyqit dhe jo përmes presionit politik apo fushatave mediatike, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të shtetit të së drejtës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related