Një 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran i Tepelenës rezulton i humbur prej dy ditësh, pasi u largua nga banesa për të ruajtur bagëtitë dhe nuk u kthye më. Bëhet fjalë për Ylli Dinen, për të cilin familjarët kanë humbur çdo kontakt.
Vëllai i tij ka denoncuar zhdukjen në Komisariatin e Policisë Tepelenë më 3 shkurt, duke deklaruar se 65-vjeçari ishte larguar në zonën përreth fshatit për punë bujqësore. Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi nuk dihet nëse ai ka pësuar ndonjë problem shëndetësor apo mund të jetë rrëmbyer nga rrjedha e lumit pranë zonës.
Policia ka nisur kërkimet në terren dhe po vijon kontrollet për gjetjen e 65-vjeçarit.
