Kurum prodhon rreth 5 mijë tonë mbetje të rrezikshme në vit, zbardhet dëshmia e administratorit turk

Data

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum. Sipas prokurorisë, kompania prodhon çdo vit rreth 5 mijë tonë mbetje të rrezikshme, fakt i konfirmuar edhe nga vetë administratori turk i shoqërisë, Erdal Demir.

Në dëshminë e tij, Demir ka pranuar se mbetja me kod 10 02 07*, oksid zinku, përbën rreth 1% të lëndës së parë të përpunuar nga Kurum dhe në peshë arrin afërsisht 5 mijë tonë në vit. Sipas dosjes, këto mbetje shiteshin kompanisë “Sokolaj”, por faturoheshin si oksid hekuri, duke u paraqitur si jo të rrezikshme.

Hetimet tregojnë se përpjekjet për eksportimin e mbetjeve të rrezikshme kanë nisur që në vitin 2022, ndërsa tre kompani dyshohet se kanë qenë të përfshira në grumbullimin dhe eksportin e tyre drejt vendeve të tjera.

Për këtë çështje janë lëshuar 33 masa arresti, nga të cilat 20 janë ekzekutuar, ndërsa 13 persona vijojnë të jenë në kërkim. Në mesin e të dyshuarve ka administratorë kompanish dhe zyrtarë shtetërorë. Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të skemës së trafikimit të mbetjeve të rrezikshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related