Tabaku: Mbrojtja e Ballukut është turp dhe njollë për Kuvendin

Data

Deputetja Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se mbrojtja politike e një personi të dyshuar për korrupsion përbën turp për qeverinë dhe dëmton rëndë imazhin e Kuvendit.

Ajo kërkoi që Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve të mblidhet pa vonesë, në mënyrë që t’i hapet rruga drejtësisë për heqjen e imunitetit dhe vijimin e procedurave ligjore.

“Sot po vendoset një njollë e zezë mbi Kuvendin. Mbrojtja e një të korruptuari është turp. Këshilli duhet të mblidhet menjëherë dhe t’i hapim rrugë drejtësisë”, u shpreh Tabaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related