Kërkuan 500 mijë lekë për vitet e kontributeve për pension, arrestohen 2 zyrtarë të Sigurimeve në Durrës

Data

Një drejtor juridik pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës (ISSH) dhe arshivistja e këtij institucioni, janë arrestuar ditën e djeshme, për një rast korrupsioni në vlerën prej 500 mijë lekë të vjetra.

Ky rast mitmarje është ndjekur nga prokurorja e Durrësit, Englantina Shehu, e cila teksa ka bashkëpunuar dhe me një emision investigativ, ka filluar ndjekjen penale kryesisht për dy zyrtarët, Isa Sejko me detyrë drejtor juridik pranë ISSH-së Durrës dhe Ardiana Nazexhi arshiviste pranë këtij institucioni.

Ndaj këtyre dy zyrtarëve me kërkesë të prokurorisë Durrës, është nxjerë nga gjykata vendimi i ndalimit, duke u ekzekutuar më pas nga policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për një episod korrupsioni në administratën e ISSH-së në Durrës, ku juristi Isa Sejko dhe shefja e arshivës Ardiana Nazexhi, i kanë marë 500 mijë lek të vjetra një qytetari i cili po përgatiste dosjen për të dalë në pension invaliditeti.

Ora News raporton se qytetari kërkonte të gjente kontributet e viteve të punës së tij, por zyrtarët e ISSH-së Durrës i kanë kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të gjetjes së dokumentacionit për kontributet shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related