‘21 Janari’/ Artan Hoxha: Mund të jem i vetmi i arrestuar, ja pse po rrezikoj

Data

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi rrezikun personal që po përballet pas dorëzimit në SPAK të kasetës origjinale të komunikimeve të Gardës së Republikës për ngjarjet e 21 janarit 2011. I ftuar në një emision televiziv, Hoxha deklaroi se nëse drejtësia kërkon me ngulm zbulimin e burimit, ai mund të përfundojë i arrestuari i vetëm i kësaj dosjeje, 16 vite pas vrasjes së protestuesve.

Sipas tij, ligji shqiptar nuk garanton plotësisht mbrojtjen e burimit gazetaresk në rastet kur prokuroria këmbëngul. “Nëse prokurori e kërkon burimin dhe gjykata e pranon, gazetari detyrohet ta japë atë në seancë sekrete. Nëse nuk e jep, përballet me pasoja penale”, tha Hoxha.

Gazetari theksoi se dorëzimi i kasetës origjinale në SPAK u bë me hezitim, për shkak të precedentëve të zhdukjes ose zhvlerësimit të provave kyçe ndër vite. Megjithatë, ai vendosi ta dorëzojë materialin për të hequr çdo alibi mbi autenticitetin e tij dhe për t’i hapur rrugë hetimit të plotë.

“Kaseta është hinka që çon te e vërteta. Unë ia hoqa edhe këtë justifikim. Ia dhashë origjinalin SPAK-ut dhe u thashë familjarëve të viktimave: dëgjojeni me veshët tuaj kush e dha urdhrin”, u shpreh Hoxha.

Ai paralajmëroi se nëse drejtësia mbyll dosjen pa përgjegjësi penale për autorët, por ndëshkon gazetarin që solli provën, atëherë 21 Janari do të shënonte një kapitull të errët jo vetëm për drejtësinë, por edhe për lirinë e medias.

“Nuk është më hipotetike. Mund të ndodhë që pas 16 vitesh, i vetmi i arrestuar për 21 Janarin të jem unë”, përfundoi Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related