Një 37-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë, pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Bern.
Bëhet fjalë për shtetasin J. K., lindur në Shkodër, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024.
Sipas hetimeve të SPAK, 37-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve D. B. dhe V. B., duke vepruar në kuadër të një grupi kriminal të strukturuar.
Ai akuzohet për veprat penale:
- Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje
- Grupi i strukturuar kriminal
- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal
Ekstradimi i tij shënon një tjetër hap në hetimet e SPAK ndaj krimit të organizuar dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda penale me motive hakmarrjeje.
