“Dëgjojeni me veshët tuaj kush dha urdhrin” – Artan Hoxha dorëzon kasetën e 21 Janarit në SPAK

Data

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja lidhur me kasetën audio të ngjarjeve të 21 Janarit, e cila tashmë është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme. I ftuar në një studio televizive, Hoxha deklaroi se ka vendosur të dorëzojë origjinalin e regjistrimit, pavarësisht skepticizmit të tij, për shkak të rasteve të mëparshme kur prova të rëndësishme janë zhdukur ose kanë humbur vlerën hetimore.

Sipas tij, kaseta nuk ishte ekspertuar më herët, pasi laboratorët në Shqipëri nuk disponojnë teknologjinë për analizimin e kasetofonëve të vjetër, ndërsa inteligjenca artificiale ka nisur të përdoret vetëm vitet e fundit. Hoxha theksoi se regjistrimi është “hinka” që çon drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe se hetimi tashmë ka marrë një dimension më të gjerë.

Gazetari bëri me dije se përpara dorëzimit të kasetës në SPAK, ai e ka verifikuar personalisht materialin dhe ka vënë në dijeni familjarët e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit. “U thashë familjarëve: dëgjojeni me veshët tuaj se çfarë ka ndodhur dhe kush e ka bërë vrasjen”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, dorëzimi i origjinalit i heq çdo alibi pretendimeve se materiali nuk është autentik dhe i hap rrugë hetimit për të përcaktuar përgjegjësitë penale për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e pas viteve ’90 në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related