Nga divorci me Elia Zaharinë te fejesa e re: Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë sekretet e dashurisë së tyre

Data

Princ Leka dhe partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi, kanë vendosur të ndajnë për herë të parë detaje nga marrëdhënia e tyre dhe formula që, sipas tyre, e mban të fortë lidhjen e tyre. Në një intervistë për Revistën Story, çifti tregoi se pavarësisht angazhimeve të shumta, ata arrijnë gjithmonë të gjejnë kohë për njëri-tjetrin, gjë që e konsiderojnë çelësin kryesor të suksesit në fejesën e tyre.

Princi u shpreh se për të, receta e një marrëdhënieje të shëndetshme është e thjeshtë, por thelbësore:

“Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon vetëm respekt, vërtetësi dhe kohë të dedikuar. Kjo e bën lidhjen tonë kaq të fortë dhe të speciale,” tha ai.

Edhe Blerta ndan të njëjtin mendim. Ajo tregoi se dyshja ka krijuar rituale të vogla që i mbajnë të lidhur, edhe kur ditët janë të ngarkuara.

“Gjejmë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, qoftë për një vakt të thjeshtë në shtëpi apo një darkë jashtë. Ndonjëherë Leka vjen në studio me laptop, ndërsa unë punoj me fotot. Dhuratat mes nesh nuk mungojnë, por edhe me familjen e miqtë,” rrëfeu ajo.

Historia e tyre e dashurisë erdhi në vëmendje pak muaj më parë, kur Princ Leka u fejua me Blertën, pas përfundimit të martesës së tij shtatëvjeçare me Elia Zaharinë. Divorci i çiftit të njohur u bë publik në fillim të vitit, duke shënuar fundin e një prej lidhjeve më të komentuara në vend.

Sot, Princi dhe Blerta duket se kanë gjetur ekuilibrin dhe harmoninë në marrëdhënien e tyre të re, duke ndarë me publikun vetëm aq sa duan, por gjithmonë me një sinqeritet që ka tërhequr vëmendjen e admiruesve të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related