Tramvaji del nga shinat në Milano pranë Stacionit Qendror, në bord ishte vetëm shoferi

Data

Një tramvaj ka dalë nga shinat në Milano, në një incident që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ndodhi në linjën 12, pranë Stacionit Qendror të Milanos, ndërsa sipas raportimeve në mjet ndodhej vetëm shoferi.

Tramvaji nuk kishte pasagjerë në momentin e incidentit dhe drejtuesi i tij ka shpëtuar pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po hetojnë shkaqet e daljes nga shinat. Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat që po verifikohet është edhe mundësia e një defekti apo dëmtimi në shina.

Ky është rasti i dytë i një tramvaji që del nga shinat në Milano brenda pak ditësh, pas aksidentit të rëndë të 27 shkurtit, ku dy persona humbën jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related