“Pakënaqësia është masive” – Salianji në protestë: Qeveria e Ramës është e kalbëzuar

Data

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i pranishëm në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, pavarësisht përjashtimit të tij nga strukturat e partisë. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë së Edi Ramës është masive dhe se protesta është një detyrim qytetar.

Salianji u shpreh se qeveria aktuale ka shkretuar vendin dhe punon vetëm për interesat e një grushti njerëzish, ndaj sipas tij çdo qytetar duhet të reagojë. Ai sqaroi se nuk ishte pjesë e organizimit të protestës dhe për këtë arsye qëndroi larg podiumit, duke zgjedhur të bisedojë drejtpërdrejt me protestuesit.

I pyetur për raportet e tij me Partinë Demokratike, Salianji theksoi se nuk tërhiqet nga qëndrimet e mbajtura më herët dhe se do të vijojë angazhimin politik në forma të tjera. Sipas tij, opozita duhet të ecë në hap me kohën dhe me pritshmëritë e shoqërisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related