Pas pezullimit të ndihmës ushtarake nga ana e SHBA-ve për Ukrainën, Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të bashkojë presidentin Trump dhe presidentin Zelensky.
“Është padyshim një vendim i rëndësishëm, por mos prisni që të nënkuptojë që Britania e Madhe ndryshon qasjen e saj”, bëjnë me dije burime qeveritare nga Britania, raporton BBC.
Burime të larta qeveritare theksojnë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë intensivisht në përpjekje për të ribashkuar presidentët Trump dhe Zelensky, për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm ushtarak.
