Parashikimi i motit për sot, 20 janar 2026

Data

Për ditën e martë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta, por gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave deri në dendësim.

Reshjet e shiut do të shfaqen kryesisht në orët e mbrëmjes, fillimisht në zonat jugore dhe më pas do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Në juglindje, në lartësitë mbi 600–700 metra, si edhe në zonat malore të lindjes mbi 800–900 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja dhe lindja me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore mund të arrijë deri në 20 m/s. Deti do të jetë i trazuar me valëzim 3–4 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related