“Vdekje a liri”, Blushi nga protesta: Të rinjtë s’blejnë dot shtëpi, Balluku ka 300 apartamente

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e opozitës para Kryeministrisë, deklaroi se liria fitohet vetëm me guxim, kurajë dhe përballje të drejtpërdrejtë.

Ai theksoi se situata sociale e të rinjve është dramatike, duke thënë se shumica nuk arrijnë të blejnë as një shtëpi, ndërsa sipas tij, ministra të qeverisë zotërojnë qindra apartamente. Blushi përmendi konkretisht Belinda Ballukun, për të cilën deklaroi se ka 300 apartamente.

“Sot opozita duhet t’i prijë sakrificës së çdo qytetari. A vdekje a liri, ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë”, u shpreh ai, duke shtuar se bashkimi i qytetarëve po trondit regjimin dhe strukturat që, sipas tij, e mbajnë në këmbë qeverinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related