Dhuna shpërthen brenda familjes në Patos, në pranga 51-vjeçari pasi rrahu vëllanë dhe dajën

Data

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në Patos, ku Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune fizike ndaj dy familjarëve të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, 51-vjeçari ka dhunuar vëllanë dhe dajën e tij, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë arrestimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet apelojnë për denoncimin e çdo rasti dhune në familje, duke theksuar se këto ngjarje trajtohen me prioritet dhe tolerancë zero.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related