Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplaset me murin mbrojtës – plagoset rëndë 45-vjeçarja

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës në Rrugën e Arbrit, në zonën e Melanit.

Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës. Në automjet udhëtonin babë e bijë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja S. D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt një spitali në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Babai i saj ka marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related