Policia e Bulqizës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur me automjet një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë.
Aksidenti ka ndodhur më 22 janar 2026, në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka aksidentuar shtetasin B. P., 72 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia identifikoi automjetin dhe autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili u arrestua nga specialistët e qarkullimit rrugor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
