Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu e konsideron të paligjshme, mbledhjen që kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës, në një kohë kur kryetari i saj, Erion Veliaj është në burg për një sërë akuzash.
I ftuar në një emision televiziv, Balliu tha se një mbledhej e tillë nga Rama, tregon rënie të shtetit, por gjëra të tilla sipas tij, nuk janë të çuditshme në një narkoshtet.
Pavarëisht tentativave të Ramës për të fshehur të gjitha abuzimet dhe vjedhjet që ka bërë gjatë, pothuajse në 12 vjet, nuk i fsheh dot më asgjë apo të mund ta shpëtojnë.
Sipas Balliut, Bashkia e Tiranës sot drejtohet nga burgu, përmes kryetarit Veliaj të burgosur, ndërsa Rama përpiqet të shfajësohet para tij, se nuk e e ka futur ai në qeli. Pavarëisht tentativave të Ramës për ta takuar Veliaj në burg, ky i fundit nuk e ka pranuar një takim të tillë.
