“Do ngrini kartonin për mua” – Rama ironizon opozitën dhe sfidon Kuvendin

Data

Kryeministri Edi Rama e shndërroi seancën plenare në një duel ironish dhe sfidash ndaj opozitës, teksa u diskutua miratimi i Bordit të Paqes. Nga foltorja, Rama deklaroi se pavarësisht akuzave dhe zhurmës politike, opozita do të detyrohet të votojë pro, duke miratuar jo vetëm Bordin e Paqes, por edhe atë vetë si përfaqësues të Shqipërisë.

Me tone tallëse, Rama u shpreh se kundërshtarët e tij presin “fitore me helikopterë amerikanë”, ndërsa theksoi se realiteti politik i ditës është ndryshe: vota do të hidhet dhe vendimi do të kalojë. Ai ironizoi akuzat për pazare dhe presione ndërkombëtare, duke thënë se në fund “kartoni do të ngrihet” dhe procesi do të mbyllet.

Fjalimi i kryeministrit ndezi reagime në sallë, me opozitën që e cilësoi provokim dhe arrogancë, ndërsa mazhoranca e shoqëroi me duartrokitje. Seanca u karakterizua nga tension i lartë dhe replika të forta, duke konfirmuar edhe një herë klimën e ashpër politike që shoqëron vendimmarrjet e mëdha në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related