Alizoti: Band@t e Elbasanit po kërcë*ojnë qytetarët që më “11 maj” të votojnë për Ramën

Data

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.

“Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”, tha Alizoti për A2 CNN.

Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.

“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh Alizoti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related