Tensionet në Ballkan po rriten pas reagimeve të forta nga Republika Srpska dhe Beogradi ndaj një aleance ushtarake mes Tirana, Zagrebi dhe Prishtina.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka paralajmëruar se kjo aleancë përbën “kërcënim të drejtpërdrejtë” për Republikën Srpska, duke njoftuar thirrjen e një takimi urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, për të koordinuar një qëndrim të përbashkët.
“Arritëm në përfundimin se kjo aleancë është kërcënim për Republikën Serbe,” deklaroi Dodik pas një mbledhjeje të partisë së tij.
Në të njëjtën linjë reagimi, zyrtarë në Serbi kanë kërkuar masa të menjëhershme. Anëtari i Komisionit parlamentar për Mbrojtjen, Mitar Kovaç, e cilësoi rrezikun si real dhe sugjeroi organizimin e një takimi më të gjerë rajonal.
Ai nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me Viktor Orbán dhe vende të tjera si Italia, duke theksuar nevojën për krijimin e kundër-aleancave.
Sipas deklaratave nga pala serbe, kjo aleancë ushtarake nuk shihet si spontane, por si rezultat i ndikimit të disa vendeve europiane, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.
Ndërkohë, zhvillimet pritet të ndikojnë në balancat e sigurisë në rajon, duke shtuar pasigurinë dhe rivalitetet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.
