“Ka pirë shumë!” – Rama tallet, Paloka braktis sallën

Data

Tension dhe ironi në seancën plenare. Teksa kryeministri Edi Rama po fliste nga foltorja, deputeti demokrat Edi Paloka u ngrit nga vendi dhe iu afrua, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të Gardës që rrethoi foltoren.

Paloka ngriti duart në shenjë largimi dhe u drejtua për nga dalja, ndërsa Rama e shoqëroi momentin me një batutë provokuese:

“Lëre se ka pirë shumë, duhet të shkojë tek vendi”.

Deklarata ndezi reagime në sallë. Gazment Bardhi replikoi nga vendi ndaj kryeministrit për ofendimin, por pa mikrofon fjala e tij nuk u dëgjua. Seanca vijoi mes zhurmës, tensionit dhe ironive, duke reflektuar edhe një herë klimën e ashpër politike në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related