Berisha shpërthen ndaj AKSHI-t: Linda e Surrelit dhe Linda e AKSHI-t, kërcënim për sigurinë kombëtare

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar situatën si një skandal me përmasa kombëtare dhe europiane. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha deklaroi se përmes AKSHI-t janë eksportuar të dhëna sensitive të Shqipërisë dhe të NATO-s drejt organizatave kriminale dhe armiqve të aleancës.

Sipas tij, kjo përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare, rajonale dhe europiane. Berisha përdori një metaforë të fortë politike, duke e cilësuar AKSHI-n si “një monedhë me dy faqe”.

“AKSHI është një monedhë me dy faqe: nga njëra anë Linda e AKSHI-t dhe nga ana tjetër Linda e Surrelit. Kjo e trondit dhe e shkatërron Edi Ramën,” u shpreh ai.

Në vijim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në protestë më 24 janar, duke e cilësuar këtë datë si vendimtare për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se protesta është, sipas tij, shpresa e fundit për të ndalur atë që e quajti “një regjim që nuk njeh ligj”.

“24 janari është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ftoj çdo qytetar të mbushë rrugët dhe sheshet për rrëzimin e këtij regjimi,” përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related