Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së 21 Janarit të vitit 2011, ka komentuar dosjen “Partizani” që tregon korrupsionin e familjes “Berisha”. Gjatë një prononcimi për “Report TV”, gazetari Mahmutaj u shpreh se dosja “Partizani” është një nga maskarallëqet e familjes Berisha dhe kujton kronikat e kohës, se si ushtrohej dhunë tek ish-klubi sportiv Partizani kur drejtohej nga Paro Laçi. Po ashtu, zoti Mahmutaj ka zbuluar edhe detaje interesante nga dosja, teksa zbulon se si Gjermania i bëri “gropën” në SPAK familjes “Berisha”, ku sipas tij, prokurorët futën në skaner transfertat bankare nga llogaritë shqiptare për blerjen e apartamentit të vajzës së Argitës, ndërkohë që informacionet që morën ia kaluan Altin Dumanit. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e gazetarit Fatos Mahmutaj.
Afera “Partizani”, implikimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit
Publikimi është bërë nga të tjerë e jo nga dy të pandehurit kryesor të dosjes Berisha dhe Malltezi, pasi kishin gjëra për t’i fshehur dhe nuk donin që t’ju dilnin në shesh të gjitha maskarallëqet që kishin bërë në lidhje me vjedhjen e një prone. Por akuzat ndaj tyre janë më tepër se aq, janë më tepër se “Partizani”. Të paktën këtu është kapur korrupsion i hapur, ku në korrupsion ka dhjetëra e dhjetëra dosje, ku gërshetohet korrupsioni me krime të tjera më të rënda. Publikimi i kësaj dosjes, nuk duhet parë si gjyqi publik që po i bëhet Sali Berishës, pasi nuk është gjyq apo linçim publik që po i bëhet Berishës, nuk është se Berisha ka qenë engjëll dhe po i bien në qafë e po i nxjerri bojën apo po e godasim më gjëra që nuk i ka bërë. Berisha ka bërë më shumë se aq, meriton dhe më shumë se aq. Kemi një nga vendimet më të famshme të Gjykatës së Strasburgut, kur dikush nga zyrtarët europian u ankua për nxjerrjen e disa detajeve në publik, gjykata e tha qartë se sa më i lartë të jetë posti zyrtar i politikanit, aq më pak dalin detaje nga jeta private.
Rasti konkret, dosja e Berishës, nuk është se nuk dihej apo nuk është diheshin të gjitha maskarallëqet që kanë bërë përgjatë dy qeverisjeve të tij, para 97’-ës dhe pas 2005-ës. E mira është se në këtë rast këto akuza i kemi të kopsitura, i kemi një institucion zyrtar dhe nga një drejtësi që i kemi e cila mirë apo keq, e ka kaluar atë vettingun të cilin vetë një nga votuesit ka qenë Berisha me grupin e vetë parlamentar.
Çfarë flitej për dosjen “Partizani”?
Historia ka nisur fill pasi Berisha ka ardhur në pushtet në 2005-ën dhe duke u përpjekur në kronikat e kohës, flitej më shumë për dhunën që ushtrohej te Partizani dhe te lufta që bëhej me ish-presidentin e saj kohe, Paro Laçi, ku nga politika Berisha e kishte përdorur disa herë në publik si një rrugaç, ish-badigardin e tij i cili nuk i ishte bindur, një njeri i cili kishte agjendë personale nga ajo e Kryeministrisë, etj. Duke e linçuar publikisht dhe kishin me çdo javë denoncime në komisariatin nr.2, në drejtorinë e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, denoncime të cilat vinin nga futbollistët, stafi i Partizani e ndërkohë denoncimet vinin dhe nga pala e Malltezit, kërkonte pronën e tij dhe depozitonte denoncime herë pas here, në Prokuri e Polici, ashtu siç denonconin herë pas here si stafi i klubit “Partizani”, futbollistët të cilët herë pas herë i nxirnin nga dhomat e zhveshjeve, e kjo histori vazhdoi deri në gati dy vite. Deri në vitin 2007, kur ish-presidentin e arrestuan dhe e dërguan në Itali, nga Beogradi me ekstradim drejt Italisë. Si gazetar kronike kemi hasur histori të tilla dhe kjo shkoi deri në përplasje e rreth viteve 2008-2009 u vendos që klubi sportiv “Partizani” të kalonte toka te ish-pronarët, ta merrnin pronën e tyre dhe puna të vinte deri aty ku erdhi. Pjesa e legjislacionit, vjedhja apo shpërdorimi a korrupsioni që është bërë me legjislacion.
