Dëborë në juglindje të vendit/ Si paraqitet gjendja e rrugëve?

Data

Mbrëmjen e kaluar reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit, të cilat kanë qenë të dendura në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit.

Raportohet se në Korçë dëbora shkoi deri në 7 cm, ndërkohë që është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshje.ARRSH njofton se borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Fatmirësisht nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit e mjeteve apelohet që të qarkullojnë me zinxhirë dhe te tregojnë kujdes të shtuar. Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related