Zbardhet dëshmia e autorit / Goditi për vdekje 57-vjeçarin: “Nuk doja ta vrisja, situata më doli jashtë kontrollit”

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 00:40 në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, ku humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta pas një gërvishtjeje mes automjeteve të viktimës dhe autorit. Fillimisht ka pasur përplasje verbale me fyerje dhe sharje, ndërsa më pas situata ka eskaluar.

Autori, një 28-vjeçar i arrestuar, ka deklaruar në komisariat se e kishte një çekiç në makinë dhe se e përdori gjatë konfliktit, duke e goditur viktimën disa herë. Në dëshminë e tij ai ka pohuar se nuk kishte qëllim ta vriste.

“Nuk doja ta vrisja. Ishte konflikt i çastit dhe situata më doli jashtë kontrollit”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related