Berisha publikon videon e Kumbaros: “Vetëm në organizatën kriminale të Ramës gjenden të tilla”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video me deklarata të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, lidhur me turizmin në Gjirokastër dhe krahasimet që ajo ka bërë me Spanjën.

Përmes një mesazhi shoqërues, Berisha ka ironizuar deklaratat e ministres, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme.

“Ministre i thënshin! Vetëm në organizatën kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tilla”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Postimi i kreut të opozitës vjen në vijim të akuzave dhe kritikave të tij ndaj qeverisë, ndërsa ai ka vijuar të komentojë zhvillimet politike dhe çështjet që lidhen me menaxhimin e turizmit dhe institucionet shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related