“Dënimi me burg i Irena Gjokës në Greqi i konfirmuar që në shtator” / Kalaja: Koha më ka dhënë të drejtë

Data

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila konfirmoi se vendimi për dënimin me burg të gjyqtares së Shkallës së Parë të GJKKO-së, Irena Gjoka, në Greqi, është autentik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kalaja bën me dije se kjo çështje ishte verifikuar që në shtator të vitit 2025. Ajo ka publikuar edhe një shkresë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas saj provon se dokumenti i dënimit në Greqi ishte konfirmuar zyrtarisht që në atë periudhë.

“Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë. Pse? Sepse nuk bëj kompromis me faktet, me të vërtetën dhe me të drejtën. Për më tepër, i shkoj gjërave deri në fund”, shkruan Kalaja.

Ajo kujton se gjatë një viti ka ndjekur këtë çështje në mënyrë të vazhdueshme, duke depozituar kallëzime dhe kërkesa në disa institucione. Sipas saj, janë paraqitur kërkesa në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzim penal në SPAK, si dhe shkresa në KLGJ, KPA, ILD dhe ONM.

Në fund të reagimit të saj, Kalaja shprehet se do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke lënë të hapur mundësinë e hapave të tjerë ligjorë në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related