Këngëtari i njohur Marsel Selita po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pas humbjes së motrës në moshë të re.
Lajmin e dhimbshëm, ai e ka ndarë me ndjekësit përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të motrës së tij.
Marsel Selita është një emër i njohur i muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për performancat në skenë dhe energjinë në interpretim. Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare, projekte që janë pritur shumë mirë nga publiku.
Në këto momente të vështira, miq, kolegë dhe fansa i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta këngëtarit dhe familjes së tij, duke i qëndruar pranë në dhimbjen për këtë humbje të madhe. 🖤
