SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut / Peleshi cakton datën kur do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

Data

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur që më 28 janar 2026 të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK lidhur me imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja e parë e këtij këshilli, e zhvilluar më 19 dhjetor, nuk arriti të nxirrte një vendim përfundimtar mbi kërkesën e SPAK. Diskutimet u zhvilluan edhe në praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme. Pas kësaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua, pasi përfaqësuesit socialistë kërkuan kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të dosjes.

Çështja u ndërlidh gjithashtu me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku është parashikuar që më 22 janar 2026 të shqyrtohet pezullimi i masave të vendosura nga GJKKO ndaj Ballukut.

Sot, kryetari i Kuvendit ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e mbledhjes së radhës së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila do të mbahet më 28 janar 2026, ora 12:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e imunitetit të zv/kryeministres.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja do të zhvillohet në përputhje me procedurat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related