“Ministrat e tij janë përgjegjës”/ Berisha akuzon Ramën: Me 83 mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas Berishës, ndërsa qytetarë në shumë zona të vendit, nga Gjirokastra deri në Shkodër, po përballen me pasojat e rënda të përmbytjeve, kryeministri ka zgjedhur të mos flasë për këtë situatë, pasi përgjegjësinë kryesore për dëmet e mban vetë qeveria dhe ministrat e saj.

Berisha thekson se fondet për infrastrukturën mbrojtëse janë vjedhur ndër vite dhe kjo, sipas tij, ka sjellë pasojat aktuale. Ai e akuzon Ramën se është peng i zv/kryeministres Belinda Balluku, duke shtuar se përmes shumicës parlamentare prej 83 mandatesh ka bllokuar veprimet e drejtësisë dhe arrestimin e saj.

Në reagimin e tij, Berisha nënvizon se sulmet e kryeministrit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shenjë e frikës nga drejtësia dhe përbëjnë, sipas tij, një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë penale.

Ai e mbyll reagimin duke bërë thirrje që shqiptarët të reagojnë dhe të kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, duke e konsideruar këtë si të vetmen mënyrë për të rikthyer llogaridhënien dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related