Policia e Fierit ka arrestuar autorin e aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili i mori jetën një 60-vjeçari.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në ngjarje.
Si pasojë e përplasjes, humbi jetën shtetasi E. P., 60 vjeç. Arrestimi i 34-vjeçarit është kryer pas veprimeve hetimore të zhvilluara për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit fatal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
