Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku një bombol gazi i ka rënë në kokë Adriatik Lapajt.
Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e djeshme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej pesë persona për ndihmë mjekësore, mes tyre edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej efektivëve ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.
Bëhet me dije se Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të qëndrojë i shtruar në spital, nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë spitalin, ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po vijon të jetë në spital nën kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.
