Rritja e pagave në shtet nuk është shoqëruar nga e njëjta tendencë edhe në privat. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se të punësuarit në biznese nuk po marrin më shumë të ardhura për të përballuar rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës

Paga mesatare bruto në administratën shtetërore arriti në tremujorin e tretë të këtij viti në mbi 96 mijë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme kundrejt tremujorit të kaluar. Ndërsa në harkun kohor të tre viteve, paga në shtet është rritur me më shumë se 26 mijë lekë.
Por çfarë ka ndodhur me pagën në sektorin privat?

