Një tërmet ka goditur sot, më 11 mars, një zonë të Greqisë veriperëndimore, duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet sizmike kishin magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në orën 13:03 sipas orës lokale.
Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 10 kilometra në verilindje të zonës së Leptokaryas në rajonin e Thesprotisë, ndërsa thellësia fokale u vlerësua rreth 5 kilometra.
Autoritetet bëjnë me dije se në të njëjtën zonë ishte regjistruar edhe një tjetër tërmet mëngjesin e së hënës, me magnitudë 3.2 ballë.
Ndërkohë, më 8 mars në zonën e Janinës u regjistruan dy tërmete më të forta, me magnitudë 5.3 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet lokale.
