Kryebashkiaku nuk u shoqërua nga paraburgimi/ Shtyhet seanca paraprake për Veliajn në GJKKO, mbrojtja nuk u paraqit

Data

Është shtyrë sërish seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe personat e tjerë të pandehur në këtë çështje.

Seanca e planifikuar për ditën e sotme nuk u zhvillua për shkak se Erion Veliaj nuk u shoqërua nga Institucioni i Vuajtjes së Dënimit në Durrës drejt ambienteve të GJKKO-së. Një tjetër arsye për shtyrjen ishte edhe mungesa e disa mbrojtësve ligjorë të të pandehurve.

Si pasojë, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më datë 19 janar.

Kjo është hera e radhës që seanca paraprake në këtë proces gjyqësor shtyhet, duke zgjatur në kohë shqyrtimin e çështjes ndaj grupit të personave të marrë të pandehur nga SPAK për vepra të ndryshme penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related