Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në platformën e tij “Truth Social” listën e familjeve emigrante që përfitojnë ndihmë sociale në SHBA, të ndara sipas vendit të origjinës. Në këtë listë përfshihen edhe familjet shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.
Sipas të dhënave të bëra publike, 41.3% e familjeve nga Shqipëria që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, ndërsa Kosova renditet edhe më lart me 46%. Këto përqindje i vendosin dy vendet shqiptare në krye të listës, mbi shumicën e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, të cilat paraqiten me nivele më të ulëta përfitimi.
Lista, e titulluar “Normat e përfituesve të ndihmës sociale për emigrantët sipas vendit të origjinës”, përfshin rreth 120 shtete dhe territore nga e gjithë bota, emigrantët e të cilëve përfitojnë ndihmë sociale në SHBA.
Publikimi i këtyre të dhënave ka nxitur debat të fortë mbi politikat e emigracionit, integrimin ekonomik të komuniteteve emigrante dhe përdorimin e fondeve publike për programet sociale në Shtetet e Bashkuara.
