Volodymyr Zelensky: 5 viktima nga sulmi në Kiev, autori u vra nga policia, 10 të plagosur në spital

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sulmi të armatosur në një market në Kiev, ku humbën jetën të paktën pesë persona.

Sipas deklaratës së tij, autori i sulmit është neutralizuar nga forcat e policisë, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga autoritetet.

Zelensky bëri të ditur se dhjetë persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Ai shtoi gjithashtu se katër persona që ishin marrë peng janë shpëtuar.

“Aktualisht, dhjetë persona janë të shtruar në spital me plagë dhe lëndime. Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor,” deklaroi ai.

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa në terren po punojnë strukturat e Policia Kombëtare e Ukrainës dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Presidenti ukrainas theksoi se ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe drejtuesit e policisë që të informojnë publikun me të dhëna të verifikuara, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related