Nisin reshjet e dëborës edhe në Pogradec, nuk ka bllokime në qarkullimin e mjeteve

Data

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec. Aktualisht, dëbora është e pranishme vetëm në majën e qafës, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa temperaturat kanë shënuar vlera negative.

Sipas informacioneve nga terreni, kontraktorët janë në gatishmëri dhe pritet të kryejnë kriposjen e rrugës për të parandaluar krijimin e ngricave dhe rrëshqitjen e mjeteve.

Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullimin rrugor. Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat me prani dëbore dhe temperatura të ulëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related