Në prag të 2026-ës, Princ Leka dhe Blerta Celibashi urojnë shqiptarët për Vitin e Ri

Data

Në prag të ndërrimit të viteve, Princ Leka dhe Blerta Celibashi u kanë dërguar një mesazh urimi shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e vlerave, unitetit dhe përgjegjësisë.

Në mesazhin e tyre, ata shprehen se forca e shqiptarëve qëndron te karakteri dhe aftësia për të ecur përpara të bashkuar, duke vënë në plan të parë dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin si themele të një shoqërie të qëndrueshme.

Çifti fton qytetarët që në vitin e ri të zgjedhin urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë.

“Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë,” thuhet në urim.

Krahas mesazhit, ata kanë publikuar edhe kartolinën e fundvitit. Blerta Celibashi shfaqet me një fustan të kuq saten, ndërsa Princ Leka me një kostum të zi klasik.

Mesazhi i plotë:

“Në këtë ndërrim vitesh, u drejtohemi të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë me bindjen se një komb ndërtohet mbi vlera që i rezistojnë kohës: dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin. Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku.

Në vitin që vjen, le të zgjedhim urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë.

Me respekt dhe përkushtim,

Princ Leka & Blerta Celibashi.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related