Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Forcave të Posaçme “Shqiponja” pas një incidenti të ndodhur në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv. Sipas policisë, shtetasi A. P. kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve.
Gjatë përballjes me policinë, 42-vjeçari ka kundërshtuar verbalisht punonjësit e rendit. Në kontrollin fizik, atij iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan municione luftarake.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij për veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, si dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
