Alarm nga PDK për zgjedhjet: Ndërprerje të energjisë në disa qendra votimi

Data

Partia Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për probleme serioze gjatë procesit zgjedhor, duke bërë të ditur se disa qendra votimi po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka deklaruar se situata paraqet rrezik për mbarëvajtjen e procesit dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për furnizimin me energji.

Sipas tij, çdo vendvotim është i pajisur me kamera sigurie dhe pa energji elektrike nuk mund të zhvillohet normalisht as procesi i votimit dhe as ai i numërimit të votave. Elshani ka theksuar se veprimet duhet të jenë urgjente për të shmangur ndërprerje apo komplikime në procesin zgjedhor.

PDK ka bërë thirrje që situata të trajtohet sa më shpejt, në mënyrë që të garantohet transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related