Pas divorcit nga Princ Leka, jeta e Elia Zaharias ka ndryshuar rrënjësisht. Nga roli i princeshës, ajo është rikthyer plotësisht te aktrimi, duke e kthyer pasionin e saj edhe në profesion, ndërsa në përditshmëri ka zgjedhur një mënyrë jetese shumë më modeste.
Së fundmi, aktorja është fotografuar në një ditë të zakonshme në rrugët e Tiranës, në shoqërinë e babait të saj, Gjergj Zaharia, i cili si gjithmonë lëvizte me biçikletë. Elia ishte e veshur thjeshtë, me një xhup të gjatë dhe pantallona me ngjyrë të çelët, një stil që ajo e ka preferuar shpesh edhe në dalje të tjera publike.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte momenti kur Elia nxori nga portofoli disa monedha dhe ia dha të atit. Edhe pse nuk dihet arsyeja e këtij gjesti dhe bëhet fjalë për një shumë simbolike, skena u pa si një tjetër tregues i jetës së saj të zakonshme, larg luksit dhe protokollit që e shoqëronte dikur.
Pas divorcit, Elia shihet shpesh në shoqërinë e prindërve të saj, herë me nënën e herë me babanë, duke dëshmuar lidhjen e fortë familjare që e ka ndihmuar të përballojë një periudhë të vështirë personale. Vetë ajo ka deklaruar se ndihet mirënjohëse për mbështetjen e pakushtëzuar që merr nga familja në çdo hap të jetës.
Aktorja ka theksuar se prioriteti i saj absolut është vajza e saj, Geraldina, dhe mirëqenia e saj emocionale. Pas gjithë zhurmës dhe konflikteve të së shkuarës, Elia Zaharia duket se po ndërton një kapitull të ri, më të qetë dhe më të përqendruar te jeta reale dhe familja.
