Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e hotelit 6-katësh “Oasis”, që rezulton në pronësi të Alqi Papës.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Klodiana Lala, objekti dyshohet të jetë pjesë e një procedure pasurore që lidhet me hetime në vijim.
Burime hetimore bëjnë me dije se masa e sekuestrimit është ekzekutuar nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimet po vijojnë për të verifikuar origjinën e pasurisë dhe lidhjet e mundshme me aktivitet të paligjshëm.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera nga organi i akuzës mbi natyrën e plotë të procedimit apo personat e tjerë të përfshirë në hetim.
